Kosova u jep pensionistëve 2-fishin e bonusit që dha Shqipëria për fundvit

Kosova u jep pensionistëve 2-fishin e bonusit…

Shpesh herë nëse krahasojmë mirqenien e qytetarëve në Shqipëri me ata në Kosovë, vërehet se qytetarët këtu janë më të keqtrajtuar.

Rasti konkret lidhet me shpërblimin e dy qeverive për festat e fundvitit. Së fundi është bërë e ditur se Kosova ka ofruar shpërblim fundviti dhe për fëmijët përveç pensionistëve! Vlera e shpërblimit është sa dyfishi i asaj që qeveria e Shqipërisë dha vetëm për pensionistët, pasi fëmijët nuk kanë marrë shpërblim nga qeveria në vendin tonë. Mbase zbukurimet me dekore dhe drita të qyteteve janë menduar si të mjaftueshme për kënaqësinë e të vegjëlve nga qeveria jonë, edhe pse ata duhet të jenë njerzit që gëzojnë më shumë se kushdo tjetër në këtë periudhë.

Sipas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit, pensionistët do të marrin shtesë përveç pensionit edhe 100 euro, teksa fëmijët do të marrin 100 euro për festa. Nga ana tjetër sipas qeverisë së Edi Ramës, pensionistët do të marrin vetëm 50 euro shpërblim, ndërsa për fëmijët asgjë. Të ardhurat e buxhetit të qeverisë nga taksat e qytetarëve janë rreth 7 miliardë euro në vit, dyfishi i të ardhurave nga taksat në Kosovë e cila i ka në vlerat e 3.5 miliardë eurove. Por shpërblimi i Kosovës për qytetarët është 4 herë më i madh se ai i vendit tonë.

Kjo për faktin se në Kosovë korrupsioni i zyrtarëve të lartë është në nivele të ulëta, gjë që bën kontrast me vendin tonë ku zyrtarët kanë mbipopulluar qelitë e burgjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit