Kosova, vendi që paguan më shumë për medalje olimpike në Ballkan – lë pas Serbinë

Kosova, vendi që paguan më shumë për…

Kosova është vendi që paguan më shumë për medalje olimpike. Rekordi olimpik që e arrin një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë në 100 mijë, e argjendta në 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro.

Në këto Lojëra Olimpike, një vend me më pak se dy milionë banorë ka arritur t’i fitojë dy medalje të arta, ndërkohë që disa nga vendet në Ballkan ende nuk e kanë shijuar një sukses të tillë.

Suksesi i Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës është duke u festuar në Kosovë. Të dy xhudistet do të fitojnë shumë të majme, secila nga 100 mijë euro.

Media kroate ka publikuar një listë me vendet ballkanike që shpërblejnë më shumë sportistët për medalje olimpike.

Sipas raportimit të tyre, Kosova është në vendin e  parë sa i përket shpërblimit të sportistëve, pasi paguan 100 mijë euro. Pas Kosovës, vije Serbia që paguan më shumë për një medalje olimpike, rreth 70 mijë euro.

Image
Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit