Kosovarët janë “kurnacë”, nuk lënë bakshish për shërbimet që marrin

Kosovarët janë “kurnacë”, nuk lënë bakshish për…

Mbase deri më tani nuk e dinim këtë detaj për Kosovarët. Por  “TripAdvisor” na ka zbuluar se djemtë dhe vajzat kosovarë janë kurnacë. Në një raport me të dhëna të grumbulluara nga disa vende të botës, TripAdvisor ka zbuluar se në cilat vende qytetarët lënë më shumë bakshishe pasi marrin një shërbim.

Ajo që lë përshtypje është që kosovarët nuk lënë fare bakshish as për stafin e hotelit, as për shoferët e taksive dhe as për stafin e restoranteve. Në vendet perëndimore tashmë është kthyer si “një rregull” të lësh bakshish, por në Kosovë një gjë e tillë ende nuk është pjesë e kulturës.

Kështu ndodh në shumë rasteve që edhe turistët të cilët në vendet e tyre janë mësuar të lënë bakshish, duke ditur që në Kosovë kjo gjë nuk ndodh, edhe ata i shmangen kësaj tradite kur vizitojnë Prishtinën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit