Kosovari mashtron Shoqatën e Paraplegjikëve Shkodër, u vjedh 950 euro

Kosovari mashtron Shoqatën e Paraplegjikëve Shkodër, u…

Shoqata e Paraplegjikëve në qytetin e Shkodrës ka rënë preh e një mashtrimi nga një shtetas kosovar, i cili ka mundur që t’i marrë 950 euro. Kryetari i shoqatës Saimir Beqiri në një intervistë për TVA tregoi me detaje ngjarjen.

Sipas tij, mashtruesi e ka kontaktuar nëpërmjet një profili në ‘Facebook’ me emrin Dibran Hoxhaj, duke i thënë se një furgon me karrige me rrota ishte nisur nga Kosova për ta. Në këtë moment i kishte kërkuar dhe shumën monetare, me pretendimin se shoferi i kamionit (Goran Filipoviç), ishte bllokuar në doganë.

Unë jam kryetar i Paraplegjikëve të Shkodrës, shpesh herë na ndihmojnë bashkëatdhetarë tanët. Në këtë rast ne ramë preh e një mashtrimit nga një person, (Dibran Hoxhaj) i cili na tha se është nisur për ju një furgon me karrige me rrota.

Ai njihet edhe si Goran Filipoviç, në dorë ka një tatuazh të shkruajtur NASER. Ai ndryshonte shpesh dialektin, i kam shkruar që të më kthejë paratë dhe thotë do t’i kthej, por vetëm mashtron. Shuma  është 950 euro, dhe nuk i kanë sjellë karriget fare nuk egzistojnë kanë mbyllur telefonat”, tha Beqiri.

Më tej kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve Shkodër tregon se ka tentuar disa herë ta kontaktojë por e ka bllokuar. Ai i dërgoi një mesazh nëpërmjet medias që t’i kthejë shumën e eurove.

Mua më ka bërë bllok. Unë i kërkoj që të na kthejë paratë mbrapa, sepse nuk i kemi gjë borxh. Është gjest i shëmtuar dhe aq më pak që jemi Shqiptarë”, përfundoi Saimir Beqiri.

Gazetarët tanë tentuan të kontaktojnë me personin e denoncuar si mashtrues, por ai nuk iu përgjigj telefonatës. Edhe pse intervista është publikuar asnjë masë nuk është ndërmarrë nga Policia për të zbardhur këtë mashtrim.

Shiko denoncimin këtu!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit