Kosovari refuzoi të kthehet në vendlindje, kryen vetëvrasje në gjykatën e Francës

Kosovari refuzoi të kthehet në vendlindje, kryen…

Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij javën e kaluar,  duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një fluturim para dy ditësh. Rreziku i vetëvrasjes sapo ishte sinjalizuar nga një hetim i shpejtë social.

 “Ai u vetëvar me lidhëzen e kapuçit të xhupit. Policia dhe zjarrëfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. 41-vjeçari quhej Fitim Uka dhe ishte kosovar.

 “Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam dhe më pas në Prishtinë,” shpjegon avokati i tij, z. Abraham Hervé Diompy.

Klienti i tij nuk donte t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordo, shkruan lemonde.fr.

Kosovari mbërriti në Francë rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke u munduar të shpëtonte nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike, tregon Me Diompy, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar.

“Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit