Kosovë, 12 policë infektohen me koronavirus

Kosovë, 12 policë infektohen me koronavirus

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë. Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë policie në këtë komunë, ndërsa testimet do të vazhdojnë edhe të shtunën.

E gjithë kjo, pasi një zyrtar i stacionit të Policisë në Prizren kishte dalë pozitiv për COVID-19 ditë më parë.

Të premten në nivel vendi u regjistruan 21 raste të reja me koronavirus. 19 ishin në Prizren e dy në Suharekë.

Prizreni është komuna e dytë më e prekur me koronavirus në Kosovë, pas Ferizajt. 121 raste me koronavirus janë regjistruar deri tash në Prizren, përderisa Ferizaj prin me 134 raste.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit