Kosovë, 18 pacientë fitojnë betejën me COVID-19, dalin nga spitali

Kosovë, 18 pacientë fitojnë betejën me COVID-19,…

Vetëm 15 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Kosovës, ku dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje kritike. Ky fakt u bë i ditur nga infektologu Valbon Krasniqi. Mësohet se sot kanë lënë spitalin 18 pacientë që trajtoheshin në Infektiv.

Po ashtu mësohet se 4 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa nëntë janë në gjendje të qëndrueshme. Po ashtu Krasniqi tha se pandemisë po i vjen fundi. Infektologu mes të tjerash apelon që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara dhe të evitojnë grumbullimin në masë.

“Sot ne kemi liruar një numër të madh të pacientëve të shëruar, kemi liruar 18 pacientë sot nga Klinika, ndërkohë që në Klinikë kemi 15 pacientë COVID-19 pozitiv ende. Prej tyre gjendja shëndetësore e nëntë nga ta është shumë e mirë, janë në gjendje të stabilizuar”, tha ai. Deri më tani në Kosovë janë 854 raste të konfirmuara me COVID-19, ndërsa 26 persona kanë vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit