Kosovë, 31 viktima dhe 1269 të infektuar me koronavirus

Kosovë, 31 viktima dhe 1269 të infektuar…

Ka shkuar në 1269 numri i rasteve në total i personave të prekur nga koronavirusi.

Mësohet se 912 persona janë shëruar, ndërkohë që janë shënuar 31 viktima.

Një ditë më parë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe me SARS-CoV-2, janë konfirmuar gjashtë raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës tre raste (sipas vendbanimit:tre raste Prishtinë) dhe me nga një rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit