
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
“I akuzuari E.R është dënuar me 15 vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për veprën ‘dhunim’. I mituri XH.S është dënuar me tetë vjet burgim për veprën penale ‘dhunim’ dhe ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’. Për akuza të njëjta është gjetur fajtor edhe i mituri G.R dhe është dënuar me nëntë vjet burgim, ndërkaq i mituri tjetër, G.J me tetë vjet burgim.
Është liruar nga vepra penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ të akuzuarin me inicialet SH.K. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Ngjarja
Dhunimi i 11-vjeçares u bë publik në gusht të 2022. Autoritetet bënë me dije se e mitura ishte përdhunuar në një park të Prishtinës, madje u vërtetua se ka rënë pre e dhunës seksuale edhe në qershor të vitit 2022, ngjarne pë të cilën autoritetet kanë ngritur aktakuzë ndaj tetë personave.
Rasti i dhunimit të kësaj të miture nxiti reagime në mesin e shoqërisë në Kosovë dhe në Shqipëri, ku u mbajtën protesta që kërkonin dënimin e autorëve.