Kosovë | Autobusi i shkollës u sulmua nga dy persona të armatosur, ka nxënës që nuk janë gjetur ende

Kosovë | Autobusi i shkollës u sulmua…

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Kosovë, ku pas një sulmi me kallashnikov ndaj autobusit me nxënës, mbetën të vdekur 3 persona, ka ardhur një raportim nga kryeredaktori i “Epoka e Re” Mal Qorraj. Në një lidhje direkte për Fax News, Qorraj ka prononcuar se gjatë momentit të sulmit të autobusit të shkollës në Deçan, kanë qenë të pranishëm 8 persona. Veç kësaj, Qorraj ka deklaruar se ka nxënës që ende nuk janë gjetur, ndërsa mendohet se nga frika mund të ja kenë mbathur.

Qorraj:

Sipas raportimeve në autobus kanë qenë 8 persona. Sipas policisë po ashtu thuhet se drejt autobuzit kanë gjuajtur me armë 2 persona të armatosur. Ka nxënës të cilët ende nuk janë gjetur.

Në foto shihet shoferi i vrarë i autobusit, Gani Gjokaj, ndërkohë që dy fotot e tjera janë të nxënësve Ledjon Hamazi dhe Gentjana Mustafaj, të cilët humbën jetën nga sulmi me armë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit