Kosovë, e mbijetura nga dhuna seksuale gjatë luftës kandidate për deputete

Kosovë, e mbijetura nga dhuna seksuale gjatë…

Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej të mbijetuarava nga dhuna seksuale gjatë luftës, do të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmi është konfirmuar nga vëllai i saj në një deklaratë për KosovaPress:

“Po, Vasfija do të jetë kandidate për deputete në listën e LVV-së. Ajo do të ketë numrin 4. Por nuk aderon në partinë e Albin Kurtit, e as do të jetë me Vjosa Osmanin.”

Vasfije Krasniqi-Goodman njihet si një prej zërave të grave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Pak kohë më parë, ajo ka treguar publikisht historinë e saj të përdhununimit në moshën 16 vjeçare nga policë serbë.

Ajo jeton në Amerikë prej vitesh.

Sipas mediave kosovare, rreth 700 gra të dhunuara gjatë luftës janë verifikuar nga Komisioni Shtetëror për Verifikimin e Viktimave të Dhunës Seksuale.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit