
Familja e Zana Gjevukajt nga Peja kërkon drejtësi për vajzën e tyre 26 vjeçare e cila u godit për vdekje në vijat e bardha nga zyrtar policor më 1 prill 2025. Zana ndërroi jetë pas 34 ditësh në kujdesin intensiv në QKUK, ndërsa shoferi ndodhet ende në arrest shtëpiak, megjithëse kanë kaluar 3 muaj nga aksidenti dhe dy muaj nga vdekja e të resë. Pamjet origjinale të aksidenti të vëna në dispozicion për JOQ Albania, të cilat sipas familjes janë të ndryshme nga ato të publikuara në mediat kosovare që janë të shkurtuara, tregojnë qartë se një makinë tjetër kishte ndalur për t’i dhënë përparësi Zanës, ndërsa shoferi polic ka ardhur me shpejtësi të tejkaluar dhe pa frenuar fare e ka goditur atë në mes të vijave të bardha.
Familja shpreh zhgënjimin e thellë me trajtimin institucional të rastit në fjalë, pasi në aktakuzë nuk janë përfshirë rrethanat rënduese, përfshirë faktin që viktima ishte në vijat e bardha, se një makinë tjetër i kishte dhënë përparësi dhe se shoferi ka qenë me 90 km/h në një zonë me limit 60 km/h. Familja e Zanës së ndjerë tashmë, theksojnë se nëse i dyshuari nuk do të ishte pjesëtar i policisë, drejtësia do të kishte vepruar ndryshe. Familja kërkon që rast të trajtohet me seriozitetin e duhur dhe të shërbejë si një thirrje për përgjegjësi të barabartë për të gjithë para ligjit.
MESAZHI I MBËRRITUR NË REDAKSI
Pershendetje JOQ Albania! Po ju shkruaj per nje rast tragjik. Nese keni mundesi me me ndihmu. Eshte ky rast per te cilin keni postuar para disa jave qe u aksidentua nje 26 vjeçare nga Peja. Jane publikuar pamjet nga Klan Kosova por video eshte prere shume keq dhe nuk shihet mire se çka ka ndodh. Shoferi qe e ka shkaktuar aksidentin me fatalitet eshte polic dhe nuk e ka mbajt asnje dit burg, perkunder qe rasti ka ndodh para 3 muajve. Vajza eshte aksidentuar me 1 Prill, 34 dite ka qendruar ne Spitalin intensiv ne Prishtine dhe ka nderruar jete me 4 Maj. Ndersa polici ende vazhdon te jete ne paraburgim pas 3 muajve. Seanca gjyqsore do te mbahet neser, familja ka shprehur shqetesim sepse prokurori i rastit nuk e ka marr parasysh asnje rrethane renduese per shoferin, perkunder qe vajza ka nderruar jete. Prandaj eshte e rendesishme te publikohet ky fakt dhe te publikohet video ku shihet se shoferi ne anen e djathte te rruges i jep perparsi, pasi fillon vajza te ece ne vijat e bardha, shoferi vjen nga ana e majte me shpejtësi marramendëse dhe e godet ne mes te zebrave. Zona ketu isha 60km/h max, ndersa shoferi sipas ekspertizes ishte 90km/h. Keto jane pamjet origjinale. Klan Kosova ka postuar diçka tjetër. Ka këputur videon dhe nuk shihet makina qe i jep perparsi ne traken e djathte te rrugës. Kjo video e Klan Kosoves e keq interpreton komplet ngjarjen sepse nuk shihet komplet situata. Ndersa ketu ne videon qe ja u kam derguar une, shihet qarte se si ka rrjedh ngjarja. Ku makina ne traken e ngadalshme ndalon, ndersa polici (shoferi ne kete rast) vjen nga traka e shpejt pa e shikuar rrugen dhe e godet Zanen ne mes te zebrave.
Kjo eshte edhe deklarata e familjes qe jane shume te shqetesuar per rrjedhjen e rastit:
Zana ndërroi jetë më 4 maj 2025, pasi u godit në vijat e bardha nga një zyrtar policor. Ajo vdiq pas 34 ditësh në qendrën intensive në Prishtinë. I dyshuari ndodhet në arrest shtëpiak që nga dita e aksidentit, tashmë 3 muaj. Edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e Zanës, masa nuk është ndryshuar në paraburgim. Ne kemi pritur me durim dhe në heshtje që organet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi dhe ndershmëri. Por kjo nuk ka ndodhur. Si familje e viktimës, jemi thellësisht të zhgënjyer nga kjo qasje. Arresti shtëpiak për një rast me pasojë vdekje është i papranueshëm. Po aq shqetësuese është edhe aktakuza e ngritur, e cila nuk pasqyron seriozitetin e rastit dhe nuk përfshin asnjë nga rrethanat rënduese. Zana u godit në vijat e bardha, nga një zyrtar policor me shpejtësi të tejkaluar dhe pa asnjë frenim, siç vërteton ekspertiza. Një veturë tjetër kishte ndalur për t’i dhënë përparësi, që tregon se Zana ishte e dukshme dhe me përparësi të plotë. Mospërfshirja e këtyre fakteve në aktakuzë e bën trajtimin institucional edhe më shqetësues. Jemi të bindur se nëse ky rast nuk do të përfshinte një zyrtar të policisë, drejtësia do të kishte vepruar ndryshe. Shpresojmë që ky rast të shërbejë si një vetëdijesim publik dhe institucional që rastet e drejtimit të rrezikshëm të automjeteve, veçanërisht ato me pasoja fatale, të trajtohen me seriozitetin maksimal dhe me përgjegjësinë e duhur ligjore. Asnjë uniformë nuk duhet të mbrojë askënd nga drejtësia. Familja Gjevukaj!