Kosovë/ Gjatë 24 orëve janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19

Kosovë/ Gjatë 24 orëve janë regjistruar 19…

Kosova vijon të përballet me një shtim të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Autoritetet në vend bëjnë me dije se gjatë 24 orëve në vend janë regjistruar 19 raste të reja dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 1.142.

Ndërkohë sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid-19, 24 njerëz dhe numri në total i të shëruarve ka shkuar në 871 raste.

Që nga filllimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 30 persona.

Njoftimi i plotë

NËNTËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE NJËZET E KATËR TË SHËRUAR!
Sot më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 253 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 19 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Sot më 03 qershor 2020, janë shëruar 24 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 871 raste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit