Kosovë: Gjoba për mosvendosjen e maskave

Kosovë: Gjoba për mosvendosjen e maskave

Dhe pse maska është një mjet i bezdisshëm në këto temperatura, gjithashtu është edhe mjet i domosdoshëm në këtë pandemi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi sot se përdorimi i maskës është i detyrueshëm dhe se ata që nuk e vendosin, do të ndiqen penalisht.

“Masat janë të thjeshta, shumë të qarta, maskat, distanca dhe larja e duarve, jemi të obligueshëm të gjithë t’i marrim këto masa, kur ecim, kur hipim në autobus. Çdo kush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale, sepse rrezikon shëndetin e vet, jetën e vet dhe shëndetin e të tjerëve”, u shpreh Hoti.

Hoti gjithashtu tha  se stafi mjekësor është 8% i prekur, për shkak të punës së madhe të tyre “Stafi mjëkësor është duke bërë maksimumin, 8% e të infektuarve janë mjekë, sepse ata janë vija e parë e frontit”, tha Hoti.

Më tej, ai tha se situata duhet menaxhuar mirë pasi është nën kontroll të brishtë, gjithashtu theksoi se inspektorët do të jenë në rrugë 24 orë.

“Situata është nën kontroll, nën kontroll të brishtë, duhet të menaxhojmë situatën. Inspektorët do të jenë 24 orë, nëse nuk vendosni maskë, do të dënoheni”, tha ai./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit