Kosovë, hoxhë dhe besimtar falën namazin me plisin e UÇK-së

Kosovë, hoxhë dhe besimtar falën namazin me…

Mëngjesin e kësaj të premte, besimtarët myslimanë falën namazin në orën 6:40. Një muaj agjërimi dhe sakrificash u përmbyll me festën e Fitër Bajramit.

Ne Kosovë gjatë faljes së Bajramit në xhaminë “Shaban Jashari“ në Skënderaj disa hoxhë dhe besimtar këtë herë janë falur ndryshe nga çjemi mësuar ti shohim.

Ata teksa janë falur kanë mbajtur mbi kokë plis të bardhë e Shqiponjë. Kështu kanë treguar njëherësh hapur edhe mbështetjen të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithashtu edhe kanë përkrahur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të cilët ndodhen në burg në Hagë.
Kjo është në nderim të shtetit dhe kombit, duke treguar edhe një herë se feja për shqiptarët nuk ka qenë pengesë, por bashkim.

Një gjest i tillë madhështor duhet të jetë shembuj gjithandej vendit, pasi që shqiptarët në vazhdimësi përçojnë vetëm mesazhe paqeje dhe stabiliteti.
Pothuajse një muaj më parë qytetarët e Kosovës gjithashtu kanë dalë në marshin për ti mbështetur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit