Kosovë/ Ish-deputeti i LDK: Vrasës nga Shqipëria janë paguar që të më eleminojnë!

Kosovë/ Ish-deputeti i LDK: Vrasës nga Shqipëria…

Ish-deputeti i LDK-së dhe njëherësh pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon informacionet që ka marrë, se vrasës me pagesë janë kontaktuar për eleminimin e tij.

Geci shprehet se vrasësit me pagesë janë nga Shqipëria, ndërsa porositësit e tyre ndodhen në Kosovë. Geci thotë se disponon pseudonimet e tyre, por që nuk mund ti bëjë publikë për shkak të hetimeve.

Postimi i plotë i Gecit:

Të dashur qytetarë. Disa ditë më parë kam pranu një informatë se vrasës me pagesë nga Shqipëria kanë marr ofertë nga dikush në Kosovë qe ta vrasin Gani Gecin. Vrasësit me pagesë sipas informatave të para në Kosovë përdorin emra rrejshem (pseudonime ) ndersa në Shqipëri kanë emra tjerë.

Gjithnjë sipas informatave të para personat për të cilët bëhet fjalë nuk janë krejt të panjohur në Kosovë por ata janë te njohur kryesisht ne rrethin e Dukagjinit. Rasti është i paraqaitur pranë organeve të hetuesisë në të gjitha nivelet që posedon Republika e Kosovës.

Për shkak të hetimeve nuk po dua të ua permendi emrat (pseudonimet)që kta kriminel përdorin në Kosovë. Kërkoj nga dy prokurorit e dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës që të bashkpunojnë mesvete dhe të ndalojnë njerëzit me precedencë penale që lëvizin në Kosovë.

Gjithashtu kërkoj edhe nga prokuroria e shtetit në Kosovë dhe prokuroria Speciale në Hagë që të intesifikojnë hetimet dhe këta dy persona dhe të tjerët në Kosovë që ndërlidhen me këtë rast të arrestohen dhe të marrin dënimin e merituar.

Të gjitha tentim vrasjet kundër Gani Gecit lidhen me komunikatën nr 59. Le ta dinë edhe kriminelët nga Shqipëria edhe kriminelët nga Kosova se unë Gani Geci dhe familja ime do ta mbrojmë veten, familjen tonë dhe pragun e shtëpisë sonë me të gjitha mjetet ligjore për mbrojtje që i disponomë./facnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit