Kosovë/ Ishte i dënuar për krime lufte ndaj civilëve, vdes i burgosuri

Kosovë/ Ishte i dënuar për krime lufte…

Gjatë ditës së djeshme reth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka vdekur një i burgosur me inicialet S.B. Sipas SHKK’së, 61-vjeçari që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar në spital dhe ka pas kontrolle të rregullta.

Informacion:

Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë. I njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë. Stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit