Kosovë/ Kushtet primitive ku magazinohen barnat në spital

Kosovë/ Kushtet primitive ku magazinohen barnat në…

Pacientët në Kosovë kanë denoncua për median Rasdio Evropa e Lirë se, në Qendrën Klinike Universitare barnat nuk ruhen në kushtet e duhura. Duke bërë që shpesh herë pacientët të jenë në rrezik. Për këtë arsy  Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar një vizitë në Klinikën e Pediatrisë më 22 shkurt.

Dhe gjatë këtij shqyrtimi në terren ka parë barna që përdoren për trajtimin e fibrozës cistike, të vendosura vend e pa vend në një kabinet për kryerjen e analizave. Barna gjendeshin në dysheme, në një pjesë të një dollapi dhe në një frigorifer të vogël ushqimesh.

Drejtoresha e Shërbimit Klinik Farmaceutik të Kosovës, Shqipe Fetahu, tha se produktet ruhen sipas standardeve ama realiteti tregon krejt të kundërtën.

Fillimisht duhet të shtohet inventari apo raftet për ruajtjen e produkteve që ruhen në temperaturë të dhomës. Pastaj është i nevojshëm një frigorifer medicinal, e gjithashtu edhe termo-higrometri që e monitoron temperaturën dhe lagështinë”, tha Fetahu.

Ambientet e repartit ku ndodhet kabineti për trajtimin e fibrozës cistike, ngrohen përmes sistemit qendror të ngrohjes. Për kontrollimin e nivelit të ngrohjes nuk ka mekanizëm rregullues të temperaturës. Çka përbën problematikë për disa barna që duan temperaturë konstante dhe jo të lartë

Lindita Leti, e cila ka një fëmijë të diagnostikuar me fibrozë cistike, e cila thotë se këto qendra duhet të kenë më shumë kujdes për ruajtjen e barnave, pasi herë pas herë shkelin rregullat.

Jam befasuar kur kam shkuar dhe i kam parë herën e fundit krejt Creonat [lloj barnash] në tokë. Pulmozymen e kam parë që ma kanë dhënë prej frigoriferit. Kushtet nuk janë ashtu siç duhet të jenë. Kjo nuk është në rregull. Por, nuk mund të ndërhyjmë në punët e klinikës apo repartit”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit