Kosovë, mbështetjen financiare do të marrin të gjithë punonjësit shëndetësorë

Kosovë, mbështetjen financiare do të marrin të…

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në ditët në vijim do të bëjë analizë themelore se cilët punonjës shëndetësorë dhe institucione do të përfshihen me masën për mbështetje financiare.

Të gjithë punonjësit shëndetësorë nga të gjitha nivelet dhe institucionet të cilët punuan me pacientë me Kovid-19, siç bëhet e ditur, do të përfshihen në program.

“Kjo masë para së gjithash është e dedikuar për ata të cilët ishin në vijën e parë të luftës me koronavirusin dhe askush nuk do të lihet prapa. Vijon precizimi i gjithë procesit. Sa i përket hollësive për mënyrën e pagesës dhe se si do të shfrytëzohen këto mjete, kushtet do të jenë të njëjta si të gjitha ato të cilët do të marrin kartelë pagesore. Për mënyrën e funksionimit të kartelës pagesore më shumë informacione mund të merren në Ministrinë e Financave”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit