Kosovë, ndërron jetë mjeku i dytë nga Covid-19, kirurgu i njohur humb betejën me virusin

Kosovë, ndërron jetë mjeku i dytë nga…

Edhe një tjetër “bluzë e bardhë” ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar sot se, ka humbur jetën kirurgu Ali Tolaj, pas infektimit me COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali ka bërë me dije se, Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, duke ju shërbyer pacientëve.

Ai punoi deri në ditën kur edhe vete rezultoi pozitiv me Covid-19.

“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite.

Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”,- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se pak ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi edhe mjeku Fadil Zuka./Gazetaatdheu.com/

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit