Kosovë/ Nisur nga sot të testosh virgjërinë e një vajzë konsiderohet krim!

Kosovë/ Nisur nga sot të testosh virgjërinë…

Në kodin e ri penal të votuar ditën e sotme nga qeveria e Kosovës, “Testimi i virgjërisë”, konsiderohet si vepër penale. Nëse kjo gjë ndodh do të sanksionohet ligjërisht me masë administrative pasi konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut.

Kërkimi i këtij testi shkel të drejtat themelore të njeriut, me miratimet e reja të qeverisë.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thotë këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.

“Të drejtat e njeriut i ndalojnë kontrollimet e detyruara të virgjërisë dhe qeveria ka bërë ndryshimet e nevojshme në këtë aspekt”,-shpjegon më tej ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit