Kosovë/ Një burrë e një grua gjenden të vrarë

Kosovë/ Një burrë e një grua gjenden…

Një grua dhe një burrë janë gjetur pa shenja jete pasditen e së shtunës në Vitomiricë të Pejës. Rasti u bë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

Policia njofton se rreth një orë e gjysmë më pas janë arrestuar 4 persona, të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e rrethuar me shirit të sigurisë lokacionin ku ishin gjetur trupat e pajetë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit