Kosovë, Policia dhe prokuroria po hetojnë për vdekje të shumta te Infektivi

Kosovë, Policia dhe prokuroria po hetojnë për…

Të shtunën në Kosovë kanë ndërruar jetë 8 persona nga koronavirusi, ndërsa deri në këtë orë të së dielës, 4 të tjerë nuk i kanë mbijetuar sëmundjes për shkaqe të kujdesit mjekësor.

Policia dhe prokuroria kanë rrethuar ambientet e jashtme të spitalit infektiv për të hetuar vdekjet e shumta, qe dyshohet se kane ardhur per shkak te respiratoreve.

Kosova raporton për një rëndim të situatës prej koronavirusit, që po sfidon kapacitetet e sistemit shëndetësor dhe ka rritur numrin e të infektuarve në vend.

Forca të shtuara të policisë dhe prokurorisë bllokuan të dielën hyrjen e Klinikës Infektive në kryeqytet, ku dyshohet se të shtunën mbrëma 4 pacientë të diagnostikuar me kovidin e ri ndërruan jetë si pasojë e mosfunksionimit të respiratorëve nga mungesa e oksigjenit qendror.

Disa prej trupave të pajetë u larguan në orët e mëngjesit nga përfaqësues të mjekësisë ligjore, mes tyre kufoma e një 70-vjeçari që familjarët mendojnë se u nda nga jeta nga pakujdesia e mjekëve.

Në fundjavë 8 viktima të konfirmuara zyrtarisht dhe 178 raste të reja shënuan rekordin më të keq ditor që kur sëmundja nisi të përhapet më 13 mars./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit