Kosovë/ Posti në LDK, Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit

Kosovë/ Posti në LDK, Isa Mustafa kërkon…

Një prej partive politike kryesore të Kosovës, tani është futur edhe në konflikt të brendshëm për postet kryesore të saj. Bëhet fjalë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka një debat mes kreut të saj Isa Mustafa dhe nënkryetares, numrit dy, Vjollca Osmani, e cila duket se kërkon të bashkohet me partinë e Albin Kurtit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, mësohet se i ka kërkuar drejtuesve të tjerë që të shkarkohet Vjosa Osmani nga posti i nënkryetares së LDK-së.

Në një letër drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ai ka kërkuar që Avdullah Hoti të marrë pozicionin e Osmanit.

Ai ka thënë se, në seancën e Kuvendit, në të cilën u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, Osmani në kundërshtim me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.

Sipas tij, ajo vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual, i cili përbën Qeverinë Hoti.

Mustafa thotë se, Osmani iku nga përgjegjësia për ta drejtuar seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.

Ndërkohë, në Kosovë janë shtuar zërat që flasin dhe aludojnë për një kalim të Osmanit tek Vet-Vendosje, e Kurtit, duke qenë se këta të dy janë politikanë të të njëjtës linjë, pra janë të sponsorizuar në politikë nga lëvizjet e Soros.

Por ajo çka është evidente është tani për tani vetëm fakti se konflikti brenda LDK-së, po thellohet dhe është bërë institucional, e me gjasë do të përfundojë me largimin e Osmanit nga partia e Isa Mustafës./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit