Kosovë, rritet numri i rasteve të reja me COVID

Kosovë, rritet numri i rasteve të reja…

Numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur dhe në Kosovë. Autoritetet shëndetësore njoftuan 83 raste të reja sot, ndërsa dje u shënuan 77.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nga testimi i 457 mostrave, më së shumti raste të reja me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, janë regjistruar në Komunën e Vushtrrisë, përkatësisht 15 raste, pasur me 14 raste në Prishtinë, 12 në Gjilan dhe në disa komuna të tjera që kanë më pak se dhjetë raste.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe pesë pacientë, duke e çuar në 973 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas shifrave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri tani, në total janë regjistruar 1,916 raste, ku prej tyre, 34 pacientë kanë vdekur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit