Kosovë/ Shifra shqetësuese në 24 orët e fundit, konfirmohet 53 raste të reja

Kosovë/ Shifra shqetësuese në 24 orët e…

Më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Inféktive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë.

Sot më 13 qershor 2020, janë shëruar 7 pácientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 928 raste.

Nga data 08 shkurt  deri më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.247 persona të dyshimtë në virùsin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.437 raste, me gjithsej 32 raste të vdékjes të cilët kanë pasur sémundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetéizólim dhe të kërkojnë ndíhmë mjékësore nëse kanë símptome.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit