Kosovë, shtatë raste të reja me koronavirus

Kosovë, shtatë raste të reja me koronavirus

Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka identifikuar raste të reja, pas kryerjes së 306 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit tre raste (sipas vendbanimit:një rast Gërnçar, një rast Jabllanicë dhe një rast Prizren), komuna e Vushtrrisë tre raste (sipas vendbanimit: tre raste Vushtrri) dhe një rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

Po të shtunën është bërë e ditur se nga Covid-19, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785. Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me koronavirus, ndërsa 29 persona kanë humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit