Kosovë, tre pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike

Kosovë, tre pacientë me koronavirus janë në…

Tre pacientë me Covid-19 apo siç njihet ndryshe me koronavirus janë në gjendje kritike në Klinikën Infektive.

28 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK, ku prej tyre 9 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Klinika Infektive përmes raportit ka njoftuar se tri raste janë në gjendje kritike, dy prej tyre në frymëmarrje të asistuar dhe një rast me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Sot lirohen 3 raste Covid-19 pozitiv për vetizolim në shtëpi. Jemi në pritje të rezultateve për 6 raste, si dhe 1 rast i cili rezultoi negativ në testimin për Covid-19 lirohet nga klinika”, thuhet në raport.

Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1,326, derisa janë konfirmuar 921 të shëruar dhe 31 viktima

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit