
Në familjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani kjo e shtunë ka qenë ditë gëzimi e lumturie. Presidentja Osmani është bërë hallë për herë të pare. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe Aura!”, shkruan Vjosa Osmani krahas fotos së mbesës së saj, teksa falënderon vëllain dhe bashkëshorten: “Na gëzuat pa fund”. Lumturinë dhe entuziazmin për ardhjen në jetë të mbesës, e kanë shprehur edhe dy motrat e tjera të presidentes.
