Kostandin Katsifas vrau veten/ E ëma e minoritarit grek: Ata e vranë djalin tim, RENEA të nxjerrë videon

Kostandin Katsifas vrau veten/ E ëma e…

Konstandinos Katsifas, është minoritari grek u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Pas ngjarjes nisën hetimet, teksa prokuria arriti në përfundimet se Katsifas vrau veten.

Një vendim i tillë është kundërshtuar nga nëna e të ndjerit, e cila përmes mediave greke është shprehur se drejtësia shqiptare nuk ka mundur ta shpjegojë pse e vranë djalin e saj dhe për këtë arsye e konsideruan vdekjen e tij si vetëvrasje. 

Nëna e Konstandino Katsifas:

Nëse ai bëri vetëvrasje siç thonë ata para burrave të RENEA, le ta publikojnë videon nga kamerat. Por ata nuk e bëjnë, sepse e vërteta është ndryshe. Fëmija im humbi jetën sepse mbrojti të drejtën e tij për të ngritur flamurin grek. Unë dua që e vërteta të dalë në dritë. Lufta jonë vazhdon.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit