Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shkëlqejnë në shfaqjen e 'Dolce & Gabbana'

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker shkëlqejnë në…

Kourtney Kardashian ka qenë njëra ndër yjet e tjera botërore e pranishme në shfaqjen e “Dolce&Gabbana” të mbajtur në Venecia të Italisë.

Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Travis Barker si dhe nga e ëma Kris Jenner, e cila po ashtu po shoqërohej nga partneri i saj, Corey Gamble.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shfaq e mrekullueshme me një fustan të shkurtër të zi dhe me një palë doreza të tilla.

Partneri i 42 vjeçares në anën tjetër kombinoi ‘look’-un me Kourtney me një kostum të zi, ndërsa po mbante një palë syze të zeza në formë të veçantë.

Nëna e të famshmëve, Kris, 65 vjeçe, kishte të veshur një kostum elegant rozë dhe një palë këpucë të po së njëjtës ngjyrë.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit