Kova e fadromës u prish dhe e zuri poshtë, humb jetën 38-vjeçari në Rrëshen

Kova e fadromës u prish dhe e…

Një 38-vjeçar në Rrëshen ka humbur jetën në vendin e punës.

Arbër Caka ka qenë duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij, kur aksidentalisht kova është shkëputur dhe e ka zënë poshtë.

38-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë ende.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të  rastit .

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit