KPA shpall vendimin përfundimtar për ish-kryetarin e Gjykatës Sarandë

KPA shpall vendimin përfundimtar për ish-kryetarin e…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës Alltun Çela, pasi kishte probleme me pasurinë, por edhe ne itegritetin e gjyqtarit  dhe në aftesitë profesionale.

Ndërkohë sot, KPA vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK dhe ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alltun Çela, kundër vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alltun Çela. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.06.2020”, njofton KPA.

Çela është shkarkuar nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Kryetari i Gjykatës së Sarandës, në janar të 2019. Vendimi është dhënë pasi Çelës i janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen kryesisht me pasurinë e tij. Kujtojmë se Alltun Çela e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejtonte Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008, ndërsa u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014.

Në vitin 2016, emri i Alltun Çelës u lakua në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, ndërsa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por Apeli e rrëzoi vendimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit