KQZ e ndalon me ligj/ Qeveria rrit dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve pagën minimale dhe rrogën e ushtarëve

KQZ e ndalon me ligj/ Qeveria rrit…

Që nga 14 janari, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partia në pushtet që të mos shfrytëzojë asetet kombëtare, buxhetin e shtetit, administratën si dhe investimet publike për qëllime elektorale. Parimisht, KQZ ka kërkuar që 4 muaj përpara zgjedhjeve të mos ketë punësime në administratë, mos të ketë rritje pagash, mos të përdoren investimet publike si premtime të mbajtura elektorale apo si premtime në afatgjatë.

Këto rregulla strikte po shkelen me të dyja këmbët nga ministrat e qeverisë. Socialistët duket se po përdorin gjithçka që kanë në dorë për të fituar sa më shumë besim elektoral te shqiptarët. Pasi kanë prerë shirita investimesh dhe kanë bërë premtime elektorale pa filluar fushata, së fundmi është përdorur edhe buxheti i shtetit.

Në fletoren zyrtare është miratuar rritja e pagës minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë të reja. Edhe pse kjo pritej të ndodhte vitin e ardhshëm, qeveria nxitoi ta miratojë përpara zgjedhjeve lokale. Kz vendim do të hyjë në fuqi më 1 prill dhe në fillim të muajt maj, punëtorët me pagë minimale do të marrin 6 mijë lekë më shumë.

Po ashtu të ardhura nga buxheti i shtetit do të dalin edhe për ushtarët e Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se nga 1 marsi do të ketë rritje të pagës me 7%, për të gjithë ushtarakët.

Po ashtu një derdhje financiare do t’u bëhet edhe ëmsuesëve që punojnë 5 deri në 50 km larg banesës, duke iu rimbursuar transporti. Kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme prej vitesh nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve që paguajnë nga xhepi kostot e transportit, por si duket qeveria ka preferuar që këtë pagesë ta bëjë përpara zgjedhjeve.

Pritet të shohim se çfarë reagimi do të mbajë KQZ për vendimet e shkelura nga ana e zyrtarëve të qeverisë, ende pa nisur fushata zgjedhore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit