KQZ nuk certifikon listën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit

KQZ nuk certifikon listën e deputetëve të…

Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është certifikuar nga KQZ-ja.

Kjo pasi që ‘pro’ Certifikimi të listës së Vetëvendosjes kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.

“5 vota pro, nuk certifikohet lista”, ka thënë Valdete Daka, raporton Express.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.

Valdete Daka para votimit ka theksuar se nuk është e drejtë që të mos certifikohen kandidatët që s’kanë probleme me ligjin.

Që nga fillimi i mbledhjes sot ka pasur tensione mes kryetares së KQZ-së dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes të cilët kanë insistuar të votohet në pako.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit