KQZ nuk lejon inagurimet/ Manastirliu shkon në Shkodër për t'i bërë fushatë Spiropalit me spitalet

KQZ nuk lejon inagurimet/ Manastirliu shkon në…

Ndonëse që nga 14 janari, KQZ i ndalon partisë në pushtet të presi shirita inagurimi, të mbajë fjalime e premtime në investimet publike si dhe të reklamojë punët në komunitet, socialistët as që duan t’ja dinë. Fushata elektorale ka nisur herët teksa deputetët dhe ministrat në qeveri po u japin një dorë kandidatëve për bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Ogerta Manastirliu ka udhëtuar deri në Shkodër për të ndihmuar Elisa Spiropalin në fushatën e vështirë elektorale që ka përpara. Veriu i Shqipërisë e sidomos Shkodra, njihet për bindjen e tyre të djathë politike dhe Spiropali e ka marrë seriozisht sfidën e lënë nga Edi Rama.

“Investimi i poliklinikës së spitalit është një investim i qeverisë shqiptare” ishte fjalia hapëse e hartimit të përgatitur për fushën elektorale nga ministrja Manastirliu. Të njejtën retorikë fjalimi ka pasur edhe Spiropali, ku në fjalinë e parë nuk ka nguruar të përmedi qeverinë. “Ky është një investim serioz i qeverisë shqiptare në Shkodër” – nisi fjalimin ministrja e Shtetit.

Bie në sy se pjesa më e madhe e investimeve publike bëhen një herë në dy vite, atëherë kur ka zgjedhje bashkiake dhe kur ka zgjedhje parlamentare. Për 2-3 muaj fushatë, Shqipëria kthehet në kantier ndërtimi, pasi kjo shihet si mënyra tradicionale e sigurimit të votave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit