KQZ shpenzoi 26 milionë dollarë për sistemin PIE, sot ai nuk punon

KQZ shpenzoi 26 milionë dollarë për sistemin…

Sot shumë pika të votimit nuk kanë nisur akoma procesin për shkak se kanë probleme me pajisjen PEI të identifikimit elektronik. Probleme me pajisjen ka pasur në Tiranë, Vorë, Elbasan dhe Kavajë.

Ndërkohë vlen të kujtojmë se për këtë paisje KQZ shpenzoi 6 milionë dollarë. Kujtojmë se në mars të këtij viti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituesin e tenderit, me objekt “Implementimi i projekt pilot të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”. Në datën 20 mars, vendimi i publikuar tregoi se fitues ishte firma “Smartmatic International Holding B.V”, me adresë në Amsterdam, Holandë. Kompania ofroi 6.326.957 USD.

Ndërkohë e njëjta kompani në shkurt të vitit 2022 fitoi tenderin me objekt “Shërbim dhe suport IT për PIE” me vlerë 20 milionë dollarë.

Pra më shumë se 26 milionë dollar i ka kushtuar taksapaguesve ky sistem që sot nuk punon dhe pengon qytetarët të votojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit