KQZ shpërblen Partinë Socialiste dhe Bindjen Demokratike për zgjedhjet e 2019-ës

KQZ shpërblen Partinë Socialiste dhe Bindjen Demokratike…

Partia Bindja Demokratike është shperblyer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 1,638,191 lekë për shkak të rezultatit pozitiv në zgjedhjet lokale të qershorit 2019. 9 milionë lekë ka përfituar Partia Socialiste, raporton shqiptarja.com.

Këto parà janë ndarë sipas nenit 87 të Kodit Zgjedhor ku përcaktohet se “Partitë politike që kanë marrë jo më shumë se 0,5 për qind të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga Buxheti i Shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.”

Në 2019-ën Partia Socialiste garoi pa kundërshtar në 31 nga 61 bashki të vendit. Ndërsa Bindja Demokratike, u regjistrua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në shkelje të afateve ligjore.

Paligjshmërinë e pjesmarrjes së Bindjes Demokratike në zgjedhje e “vulosi” gjykatësja Mimoza Margjeka kur refuzoi të certifikonte mandatin e kryebashkiakes së BD-së, e zgjedhur në Durrës.

Zgjedhjet e 2019-ës, që sipas OSBE-së “u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit” u diskutuan edhe për shkak të përqindjes së ulët të qytetarëve që morën pjesë në to.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit