KQZ thirrje qytetarëve të rinovojnë mjetet e identifikimit

KQZ thirrje qytetarëve të rinovojnë mjetet e…

Personat, të cilëve u ka skaduar karta e identitet apo pasaporta, duhet ta rinovojnë atë para 25 prillit, në mënyrë që të votojnë.

KQZ  u bëri të dielën thirrje qytetarëve që të nxitojnë për ta kryer këtë proces, pasi në javët e fundit mund të ketë mbingarkesë në aplikime.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi se personat të cilëve u ka skaduar karta apo pasaporta, nuk mund të votojnë.

Aplikimi për karta identiteti bëhet në zyrat e kompanisë Aleat.

Qytetarët mund të lënë fillimisht një takim online përmes portalit e-Albania.

Personat mbi 75 vjeç nuk kanë nevojë ta rinovojnë kartën.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit