Krahasimi/ Pse 'Vodafone-Albania' është kompania më e shtrenjtë celulare në vend...

Krahasimi/ Pse ‘Vodafone-Albania’ është kompania më e…

“Vodafone Albania” rezulton më e shtrenjta në vend, nga një krahasim i “Gazeta Atdheu”, me 2 kompanitë e tjera në vend.

Burime pranë operatorëve të telefonisë celulare bënë me dije se ndër paketat më të shitura janë ato mujore për planet me parapagesë që ofrojnë minuta, SMS dhe GB.

“Vodafone Albania” VS “Telecom”

Një nga paketat e tilla të “Vodafone” është ajo “Z”, që me 1500 Lekë ofron 10 GB për rrjetet sociale, 400 minuta kombëtarë, 400 SMS kombëtare dhe 5.5 GB internet.

Një e paketë e ngjashme me atë “Z” të “Vodafone”, “Telecom” ofron “Electronic Beats”.

Me këtë paketë, abonenti merr 5 GB internet, 10 GB për rrjetet sociale, 400 minuta kombëtare dhe 400 SMS kombëtarë.

Çmimi 1400 lekë, 100 më pak se “Vodafone”.

Kjo është tarifa nëse e aktivizon për herë të parë. Por, sa më shpesh të aktivizosh paketën, do të përfitosh 5% GB më shumë.

“Telecom” sqaron se shtimi i GB me 5% vlen deri në një maksimum prej 10 GB. Më pas, njësitë rikthehen në gjendjen fillestare dhe llogaritja ri-nis sërish.

“Vodafone Albania” VS “Alb Telecom”

Paketa e “AlbTelecom” që konkurron atë “Z” të “Vodafone” është ajo “Super”.

Ofron 6 GB​ internet, 3000 minuta kombëtare, 600 SMS kombëtare e ndërkombëtare, minuta dhe SMS ekstra me  “Albtelecom Fiks” dhe “AlbTelecom”.

Madje, për muajt e verës, me aktivizimin e kësaj pakete, përfiton 1.5 GB internet dhe minuta e SMS ekstra.

Çmimi – 1300 Lekë, sërish më i ulët se ai i “Vodafone Albania”.

Në një artikull të publikuar së fundmi, “Gazeta Atdheu” bëri një krahasim mes çmimeve të “Vodafone Albania” dhe atyre në Itali.

Nga krahasimi, rezultoi se “Vodafone” jo vetëm është më e shtrenjta në Shqipëri, por ka çmime më të kripura edhe krahasuar me operatorët e telefonisë celulare në shtetin fqinjë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit