Krahët e pulave të zbuluara me koronavirus, ekspertët tregojnë nëse transmetohet përmes ushqimit

Krahët e pulave të zbuluara me koronavirus,…

Menjëherë pasi ditën e djeshme u ngrit alarmi nga krahë pule që u gjetën të infektuara me koronavirus, ekspertët e shëndetit shprehen se nuk ka prova që virusi të transmetohet përmes ushqimit.

Edhe pas testimeve të kryera, njerëzit që kanë pasur kontakt me këtë produkti të infektuar, kanë rezultuar negativë.

Ekspertë të shëndetit shprehen se nuk ka mundësi që koronavirusi të transmetohet nga ushqimi.

Edhe nëse koronavirusi hyn në ushqim, acidi i stomakut e vret atë, sipas Dr. Angela Rasmussen, një virologe në Universitetin Columbia.

Në rastin e krahëve të pulave në Shenzhen, David Hui Shu-cheong, një ekspert i ilaçeve të frymëmarrjes në Universitetin e Hong Kong-ut, tha që ata ndoshta ishin të kontaminuara gjatë paketimit. Por kjo nuk do të thotë se janë infektuese.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit