Krahët e pulës në HEB’s shiten me pupla

Krahët e pulës në HEB’s shiten me…

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për cilësinë e ushqimit të porositur nga rrjeti i fast-food-it HEBS, pas një eksperience që e cilëson të papranueshme.

Ajo ka treguar se ushqimin e ka porositur përmes aplikacionit Wolt nga pika e HEBS në Kamëz. Por teksa po konsumonte vaktin e drekës, ajo vuri re se njëri prej krahëve të pulës (wings) kishte ende pupla.

HEBS Kamëz ta sjell ushqimin me pendë. Është tmerr. HEBS nuk më dha kredit për të gjithë porosinë, por vetëm për atë copën me pendë. Si mund ta ha pjesën tjetër pasi pashë këtë?”, shkruan qytetarja në denoncimin e saj.

E shqetësuar për standardet e përgatitjes së ushqimit, ajo tregon se i hodhi menjëherë produktet në kosh, pasi është e papranueshme që rrjete të tilla, me emër dhe shumë pika, shesin produkte të tilla.

Rasti ngre pikëpyetje mbi respektimin e standardeve të higjienës dhe kontrollit të cilësisë në përgatitjen e ushqimeve. Qytetarja kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë kushtet e sigurisë ushqimore, duke theksuar se konsumatorët duhet të kenë garanci se produktet që blejnë përgatiten sipas rregullave dhe nuk përbëjnë rrezik për shëndetin publik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit