"Krejt fotot me mua digji", Bardhi ka një suprizë për fansat

“Krejt fotot me mua digji”, Bardhi ka…

Këngëtari Bardhi po sjell një tjetër projekt muzikor. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtari nga Kosova e ka filluar me një batutë teksa mban celularin në dorë.

“A e pe more çfarë më tha?”, i drejtohet Bardhi personit që po e filmon, i cili i përgjigjet: “Çfarë?” Krejt fotot me mua që ke, digji”, thotë këngëtari.

Më pas ai lë celularin dhe fillon një pjesë nga kënga. Nisur nga pjesëza e shkëputur, sërish do të jetë një këngë dashurie e ndarjeje, por jo baladë.

Artisti nuk jep detaje për ditën e publikimit, ndërsa një detaj thuhet në faqen zyrtare të kompanisë që e menaxhon. Pritet që kënga e re të publikohet të shtunën, ndërsa titulli i saj nuk është bërë ende publik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit