Krenari shqiptare/ Briken Çalja shpallet "Kampion Bote" në peshëngritje

Krenari shqiptare/ Briken Çalja shpallet “Kampion Bote”…

Një tjetër fitore për bijtë shqiptarë. Shtangisti shqiptar Briken Çalja është shpallur Kampion Bote në stilin e shkëputjes në kampionatin botëror që po zhvillohet në Uzbekistan.

Peshëngritësi kaloi pa asnjë sforco të treja provat e kërkuara. Si fillim, e nisi me 152 kg, më pas ngriti edhe 154 kg, për ta mbyllur pa asnjë vështirësi provën finale me 156 kg si askush tjetër. Në këtë mënyrë, ai arriti të rrëmbejë medaljen e artë.

Sakaq, peshëngritësi tjetër po shqiptar, Erland Qerimak, u pozicionua në vendin e katërt në stilin e shkëputjes, duke arritur të ngrejë 153 kg, peshë kjo e njëjtë me atë të rusit Petrov që mori vendin e tretë.

Duket se pesha trupore më e madhe se e kundërshtarit e penalizoi për t’u futur në zonën e medaljeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit