Kreu i Bashkisë Bulqizë ‘tallet’ me minatorin që po përballet me vdekjen, reagon pas 4 ditësh

Kreu i Bashkisë Bulqizë ‘tallet’ me minatorin…

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka reaguar në lidhje me fatin e minatorit 61 vjecari cili ndodhet prej 4 ditësh i bllokuar nën tokë.

Prej 4 ditësh asnjë qeveritar nuk ka folur në lidhje me jetën e tij dhe kanë heshtur.

Reagimi i kryebashkiakut:

I shqetësuar pafundësisht për situatën rreth kërkimeve të minatorit Muharrem Plaku.
Çdo punë dhe angazhim i yni është për të mirën e qytetarëve tanë, por jeta e secilit prej tyre, në qytet apo në fshat, kudo qoftë, vlen më shumë se gjithçka tjetër.
Lutem që ekipet e kërkimit të arrijnë sa më parë tek Muharremi dhe ta nxjerrin atë shëndoshë e mirë, ta bashkojnë me familjen e të afërmit e tij, dhe t’i japin fund shqetësimit dhe ankthit që ka pushtuar të gjithë bashkëqytetarët tanë, e jo vetëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit