Kreu i Këshillit të medias: Qeveria ka monopolizuar informacionin, s’ka më konferenca për shtyp

Kreu i Këshillit të medias: Qeveria ka…

Kreu i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali shprehet se qeveria e ka monopolizuar informacionin, pasi nuk ka më konferenca për shtyp.

Sipas Cukalit qeveria nuk pranon që t’i bëhen pyetje nga mediat, por vetëm jep deklarata të gatshme duke dhënë informacion të njëanshëm.

Koloreto Cukali: Qeveria ka monopolizuar informacioni. Nuk ka më konferenca për shtyp. Jemi i vetmi vend, përpos Rusisë, ku qeveria nuk mban më konferenca dhe nuk pranon që tu përgjigjet pyetjeve të mediave. 

Është e drejtë kushtetuese e publikut që të informohet. Mediat është aty që të bëjë pyetjet që shqetësojnë publikun në shtëpi.

Këtë periudhë konferenca e shtypit është zhdukur edhe pse këto kohë ka qenë tejet e nevojshme. Nuk kemi pasur një informacion të paanshëm, por vetëm atë të ardhur përmes qeverisë.

Media duhet të ndihmohet nga qeveria dhe nuk mund të lihet pa ushtarë në terren. Sipas një raporti, vendi ynë ka numrin më të ulët të gazetarëve për banorë. Në vendet ku ka më shumë gazetarë, ka një liri të shtypi më të lartë.

E di që për shkak të pandemisë, disa media i kanë lënë disa gazetarë të shkojnë për shkak të mungesës së reklamave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit