Kreu i opozitës në Greqi: Shqipja të futet në shkollat tona dhe greqishtja në Shqipëri

Kreu i opozitës në Greqi: Shqipja të…

Shqipja duhet të jetme gjuhë me zgjedhje në Greqi. I këtij mendimi ka qenë kreu i partisë opozitare greke SYRIZA, Stefanos Kasselakis, gjatë një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi. Ai tha më tej se edhe greqishtja, duhet të futet si gjuhë e dytë në Shqipëri.

Jemi krenarë për punën që kemi bërë, që të mundemi të lehtësojmë Komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund t’i ofrojmë me merita vendit tonë. Këtu në Greqi nuk kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria duhej të kishte greqisht si gjuhë të zgjedhur”, tha Kasselakis.

Megjithatë, siç nënvizoi ai, problematikat me të cilat përballet Komuniteti Shqiptar në Greqi janë të mëdha, si rezultat i së cilës vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij.

Në të njëjtën kohë, lideri i opozitë tha se marrëdhëniet mes dy vendeve duhen parë në mënyra të ndryshme. Komuniteti shqiptar në Greqi është shumë i madh, ndërsa integrimi i tyre ka qenë i vështirë e ka hasur mjaft probleme.

Nga ana tjetër, edhe marrëdhëniet mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë, për njohjen e minoritetit kanë qenë mjaft të ashpra. Por një tjetër çështje që ka sjellë përplasje, është edhe marrëveshja për detin. Kjo marrëveshje aktualisht është në Gjykatën e Hagës, ku ende nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit