Kreu i SPAK: Asnjë person nuk është imun! Por Jon vogëlushi u nxorr i pastër pasi vodhi miliarda

Kreu i SPAK: Asnjë person nuk është…

Kreu i SPAK Klod Braho u pyet sot nga deputetet e opozitës se për të hetuar Edi Ramën duhet një kallëzim konkret dhe kush ka prova duhet t’i dorëzojë sepse para drejtësisë askush nuk është imun.

“Nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe ketë e them me bindje”,-tha ai.

Kreu i SPAK vijoi të shpjegonte se çështja e pastrimit të parave ishte fenomen shqetësues edhe për institucionin që drejton, ndërsa përsa i përket shkakt të rënies së euros si pasojë e pastrimit të parave të krimit, ai tha se nuk kishte asnjë përgjigje për këtë çështje.

Çuditërisht deklaratat e kreut të SPAK bien ndesh me çështjen e Jonaid Myzyrit, ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Myzyri, i cili është hetuar në lidhje me procedura tenderimi korruptive, prej vitesh zhvatës i fondeve publike, u nxorr i pastër nga SPAK dhe më pas u emërua në vend të Linda Bukuroshes në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), institucioni i dytë në vend që kontrollon numrin më të lartë të tenderave.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit