Kreu i SPAK, thirrje shqiptarëve: Mos u bëni pjesë e Call Center-ave

Kreu i SPAK, thirrje shqiptarëve: Mos u…

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka folur mbi operacionet ndaj Call Center-ave. Ai tha se ky aktivitet është shtrirë në disa shtete.

Më tej, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos përfshihen në këto aktivitete. Sipas tij, këto punë sjellin përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë.

Aktivitet kriminal të shtrirë në disa shtete. Të ndërgjegjshëm e të vendosur për të hetuar këto aktivitete, sepse mendojmë se janë të rrezikshme për të gjitha shtetet, për shoqërinë nga pasojat që sjelli dhe skemat e pastrimit të parave. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë qoftë në nivel biznesi apo personash të punësuar, të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellim përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë“, tha Kraja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit