Kreu i Urgjencës “konfirmon teorinë e klimës”: Shkatërrimi i Covid-19 mund të ndodhë në verë

Kreu i Urgjencës “konfirmon teorinë e klimës”:…

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur në lidhje me situatën pandemike që po kalon vendi duke vënë theksin tek gjetja e një vaksine.

Brataj theksoi se masat e marra dhe distancimi social prodhoi uljen e shkallë së infektueshmërisë në vendin tonë.

Vaksina ndaj COVID-19 do të jetë gati në një kohë relativisht të shkurtër,-tha Brataj per euronews albania. “Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin. Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte qe ne thamë.

Virusi kur nuk gjen kushte detyrimisht shkatërrohet dhe nuk përcillet më, nuk mund të jesh mbartës si person i infektuar. Distancomi social solli uljen e sëmundjeve. Premisat janë shumë pozitive, nga rritja e temperaturës, popullsia më e re e Shqipërisë. Ajo që ne duam me lirimin e masave, është që le të ketë rritje e infeksionit me 0.2 për qind nuk është ky problemi. Problemi është që mos të kemi rritje drastike të numrit dhe mos të vihemi në kushtet se “kë duam të trajtojmë”.

“Unë mendoj se do të dalë shumë shpejt vaksina e covid-it, sepse ka vënë në gjunjë shtete të fuqishme”, tha Brataj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit